Këtë të dielë si e fundit e verës, Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet nëpër rrugët e vendit.
Gjatë kontrolleve me radar, drager e dron për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, policia ka ndëshkuar 23 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.
None found
Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.
Njoftimi i policisë
Vijon kthimi nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar. Në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë dhe lëvizja është e ngadaltë kjo edhe për shkak të tre rasteve të përplasjeve të automjeteve, si rezultat i parakalimeve të gabuara
Shërbimet e Policisë Rrugore me prezencë të shtuar në këto akse vijojnë monitorimin e qarkullimit për të mos lejuar parakalime të gabuara të cilat janë burim aksidenti dhe bllokim i lëvizjes.
Në të gjitha akset rrugore nacionale vijojnë kontrollet me radar, drager e dron për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.
Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.
Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.
Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 189 masa për përdorim të celularit, 68 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.
Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e…
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me…
Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet…
Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i…
Shqipëria nuk do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme për organizimin e…