Koronavirusi po merr me mijëra jetë çdo ditë në mbarë botën. Shumë vende fillimisht nuk e morën seriozisht këtë armik të padukshëm që kanos jetën, e sot po përballen me humbje të mëdha.
Së fundmi, një infermier 38-vjeçar nga Manhattan-i ka ndarë një foto të dhimbshme me qëllimin që të tregojë sesa serioze është situata.
Infermierit i kishin mbetur vetëm disa orë nga turni i tij të dielën kur vuri re jashtë dërtesës kamionët-frigoriferë të cilët janë vendosur si morgje të përkohshëm.
Brenda kamionit ndodheshin trupat e personave që kishin ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai eci drejt kamionit, e hapi dyert dhe shkrepi një foto.
Infermieri shpjegon:
“E shkrepa që t’ua tregoj njerëzve. Ky është realiteti i kobshëm me të cilin ne përballemi dhe në të cilin shumica prej nesh kanë përfunduar tashmë.”
Më herët gjatë të shtunës, ai kishte qëndruar pranë një pacienteje, duke i mbajtur dorën teksa ajo jepte frymën e fundit. Tashmë, sipas tij, trupi i saj ndodhet në kamion.
Pacientja në fjalë ishte 71-vjeçe dhe kishte kishte rezultuar pozitive për koronavirusin një javë më parë. Ajo ishte dërguar në shtëpi dhe u kthye në spital të shtunën me probleme në frymëmarrje.
Kamionët-frigoriferë janë vendosur jashtë spitalit në Manhattan, nëse morgu i spitalit nuk ka më kapacitet për të mbajtur trupat që ndërrojnë jetë.
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…