Categories: Uncategorized

E detyrueshme në ambiente të mbyllura, sa milionë euro do harxhohen për maska

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.maska-grafik

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme. Monitor

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago