Tonin Tuci është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Durrësit, pasi ishte shoqëruar për dhunë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës, ndërsa lajmi u bë publik nga Policia vetëm në orët e para të paradites së djeshme (e diel).
Mësohet se 52-vjeçari, në gjendje të dehur dhe i ngarkuar shumë psikologjikisht, është varur me lidhësen e tutave sportive pak orë pas shoqërimit në komisariat.
Madje, gjithçka ka ndodhur teksa bashkëshortja dhe djali i tij po merreshin në pyetje në një nga zyrat e Drejtorisë së Policisë së Durrësit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes (për dhunën e ushtruar nga kryefamiljari). Kur kanë shkuar për ta marrë në pyetje, oficerët e gatshëm kanë konstatuar se 52-vjeçari kishte varur veten në dhomën e shoqërimit.
Oficerët e gatshëm kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë Tucit, por më kot, pasi ai kishte disa minuta që kishte ndërruar jetë.
“Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’”, u bë e ditur nga Policia lokale.
DENONCIMI
Familjarët e kishin denoncuar dhunën e 52- vjeçarit nëpërmjet një telefonate në numrin 112 dhe Policia kishte ndërhyrë menjëherë. Nga hetimet paraprake të SHÇBA-së, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.
Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama” se Tonin Tuci ushtronte sistematikisht dhunë në familje, kryesisht te bashkëshortja dhe djali i tij, sidomos kur kthehej në shtëpi në gjendje të dehur.
Të njëjtat burime thonë se ai ishte i papunë dhe konsumonte shumë alkool.
Familja Tuci është me orgjinë nga Mirëdita, por prej disa vitesh janë vendosur në zonën e Spitallës në Durrës. Për të zbardhur këtë ngjarje po punon Prokuroria, përfaqësuesi i së cilës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedurale, si dhe po vazhdojnë të kryejnë hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarde nga punonjësit e Policisë.
Ndërkohë, SHÇBA ka proceduar 2 punonjës Policie për “Shpërdorim detyre”, A. Ç., në funksionin e ndihmësspecialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës dhe G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë.
“Strukturat policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde, ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate, po kryejnë hetime për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’”, njoftoi Policia e Durrësit.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…