Categories: Uncategorized

Dy mjekët e Sanatoriumit u infektuan me koronavirus, si e fshehu pacienti udhëtimin në Itali

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka sqaruar si u infektuan dy mjekë të Sanatariumit me koronavirus, ndërsa tha se ata janë infektuar nga një person, që ka fshehur udhëtimin në Itali.

“Në lidhje me personelin mjekësor që punon në Spitalin Mjekësor të Sëmundjeve Infektive në “Shefqet Ndroqi”, dua të sqaroj publikun se Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer një hetim të plotë epidimiologjik të rastit. Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Spitalin Infektiv, ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas të dhënave, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm, që vinte nga Italia, nga zonat e prekura dhe nuk e ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore.

Pas identifikimit të rastit, është kryer menjëherë testimi i mjekëve dhe aktualisht janë testuar 17 personel shëndetësor, nga të cilët një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore kanë rezultuar pozitiv. Të dy janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre paraqitet e mire”, tha Rakacolli.

të fundit

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

21 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

43 minutes ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

56 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…

2 hours ago