Categories: Uncategorized

Duhet të paguajmë për çfarë kemi bërë nga 1990: Vuçiç i drejtohet kombit para takimit në SHBA

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua kombit përmes një daljeje në emisionin e mëngjesit “Neë Morning” në TV Pink para nisjes për takimin Serbi-Kosovë në Washington.

Vuçiç u shpreh se tashmë kanë marrë agjendën zyrtare të takimit, ndërsa tha se kanë vetëm një “pikë të panegociueshme” me palën kosovare duke mos dhënë detaje të tjera, raporton albeu.com.

Megjithatë, Vuçiç tha se “Serbia duhet të paguajë një taksë për politikat e pasukesshme që prej vitit 1990” duke patur parasysh luftrat në Ballkan.

Presidenti serb hodhi poshtë zërat sipas të cilave “Vuçiçi do të firmoste çdo gjë që i vendosnin në tavolinë”.

“Ne do të mbrojmë interesat e Serbisë në Washington pavarësisht çdo presioni që mund të kemi. Ne nuk kemi ende të ditur se çfarë ka arritur deri sot Serbia në Kosovë dhe çfarë mund të arrijmë”, tha Vuçiç.

Gjithashtu, presidenti serb u shpreh se janë duke vlerësuar çdo opsion që do t’u ofrohet dhe më pas do të vendosin në shërbim të interesave të Serbisë.

“Nuk duhet të duket se e ekzagjeruar të themi se ne jemi 10 herë më të gatshëm se Prishtina për të negociuar”, u shpreh Vuçiç.

Takimi mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më datë 4 shtator në Washington, gjatë të cilit pritet të arrihet një marrëveshje finale mes dy shteteve. /albeu.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago