Një përplasje mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person i cili ndërroi jetë. Aksidenti u shënua pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Një automjet i drejtuar nga nje person që ishte i dehur, 30-vjeçari me inicialet A.Ç, u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga personi me inicialet A.S.
Si pasojë e përplasjes së makinave ndërroi jetë pasagjeri që ndodhej në makinën që drejtonte shoferi i dehur. Pasagjeri është me inicialet F.A.
Shoferi 30-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia rrugore, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues i automjetit ka qënë personi me incialet F.A, që në fakt ishte pasagjeri që ndërroi jetë.
Policia e Tiranës thotë se materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…