Categories: Uncategorized

“Dorëzohet” shkencëtari kryesor i BE: I zhgënjyer nga menaxhimi i krizës së pandemisë

Profesori Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimit, shkencëtar kryesor i Bashkimit Evropian, ka dhënë dorëheqjen. Mauro Ferrari u shpreh i zhgënjyer me mënyrën si po menaxhohet kriza e Covid-19. Ai nuk arriti dot të bindte Brukselin që të krijonte një program shkencor në shkallë të gjerë për të luftuar Covid-19.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga përgjigjja evropiane për Covid-19. Kam mbërritur në ERC si një mbështetës i zellshëm i BE-së, por kriza e Covid-19 ndryshoi plotësisht pikëpamjet e mia, megjithëse idealet e bashkëpunimit ndërkombëtar unë vazhdoj t’i mbështes me entuziazëm”, tha Ferrari.

Profesori propozoi më herët të krijonte një program të veçantë ERC për të luftuar Covid-19: “Mendova se në një kohë si kjo, shkencëtarët më të mirë në botë duhet të pajiseshin me burime dhe mundësi për të luftuar pandeminë, me ilaçe të reja, vaksina të reja, mjete të reja diagnostikuese, qasje të reja dinamike të sjelljes bazuar në shkencë, për të zëvendësuar intuitat e improvizuara shpesh të liderëve politikë”.

të fundit

Shpërthen tritoli në banesën në Fushë Kuqe, policia: U gjetën edhe disa gëzhoja

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë…

19 minutes ago

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit…

1 hour ago

Halla e dy motrave që humbën jetën në aksident: Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë, kërkojmë ndihmë se është i sëmurë me leucemi

Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe.…

1 hour ago

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të…

2 hours ago

Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin

Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade…

2 hours ago

Surprizë!! Fejohet çifti i njohur i showbizit

Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht,…

2 hours ago