Duke folur për pavarësinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh në “Tempora” se në kohën e luftës nuk e mendonin pavarësinë.
Sipas tij, në atë kohë UÇK kërkonte bashkimin me Shqipërinë, por ishte presioni ndërkombëtarë ai që detyroi të pranonin çlirimin e Kosovës në kufijtë aktualë.
None found
Haradinaj: Në atë kohë mendonim vetëm largimin e armikut nga territori i Kosovës. Në fillim donim bashkimin e shqiptarëve, ka qenë vizion i të gjithëve. Me kalimin e kohës jemi detyruar të pranonim çlirimin e Kosovës në kufijtë që kishte. Ne kemi pasur presion të madh pas vitit 1999 nga OKB. Ata kanë bërë përpjekje për mbylljen e gjendjes së Kosovës. Për shkak të Rezolutës 1244 ne e kemi pësuar. Ka qenë një tendencë e bashkësisë ndërkombëtare e asaj kohe për t`i përçarë shqiptarët. Marrëveshje që kemi bërë me Presidentin Rugova në 2004, ajo i prishi ato matematika shumë. Në atë kohë isha i “padisiplinuar”, nuk pranoja korniza. Korniza e OKB ishte e papranueshme në atë kohë. Gjatë këtij kundërshtimi ne donim të tregonim vizionin tonë.
Nesër në orën 09:00, Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri…
MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale."Më 19.10.2026 rreth orës 01:20, nga…
Franca po përballet me një valë të fortë trazirash, ndërsa qeveria po shqyrton masa të reja për të frenuar dhunën…
Donald Trump ka komentuar valën e protestave dhe trazirave në disa vende të Europës, duke ia atribuar tensionet politikave të…
Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, po përballet me probleme të mëdha financiare, ndërsa në skenë ka dalë mundësia…
Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë…