Aeroporti Nënë Tereza ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje-qëndrimi EU.
Në një njoftim zyrtar radhiten një sërë dokumentesh që kërkohen për të kryer një udhëtim,
‘Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)
1) Certifikatë martese me vulë apostile;
2) Certifikate familjare me vulë apostile;
3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes;
4) Biletat vajtje-ardhje;
5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani;
6) Konfirmim me e-mail nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezident;
7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.
Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox.
Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.
Është e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve.
Ju faleminderit për mirëkuptimin
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…