Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Lajmi është konfirmuar në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas njoftimit, Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite, si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuçiçit. Njoftimi nuk përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët bënë të ditur dje se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.
Takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe nisi dje në Shtëpinë e Bardhë. Në takimin e djeshëm mori pjesë edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump.
Praninë e saj e konfirmoi në një deklaratë për mediat edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se folën për çështje të rëndësishme.
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së…
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD Luçiano Boçi është përplasur me deputetin e PS Erion Braçe. Ndërsa…
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është…
Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Siç bën me dije Interpol…
Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin , pranë fshatit me emrin Paulesh. Ku një makinë ka përplasur…
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë…