As ditën e djeshme nuk u mund të arrihet një marrëveshje mes palëve në tryezën e Reformës Zgjedhore.
Përdorimi i elektronikës në zgjedhje ishte çështja që prishi konsensusin mes palëve pasi ndërkohë që palët vijojnë të jenë të ndara edhe për depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe institucionin e drejtësisë që do të hetojë krimet zgjedhore.
None found
Dokumenti i aktorëve politik dhe përfaqsuesit të ambasadës amerikane mbi implementimin 100% të teknologjisë në zgjedhje për identifikimin elektronik, tregon se në fund palët u tërhoqën.
Fakt që e konfirmon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Abc Neës.
“Nuk kishte asnjë kusht të ri nga opozita. Ka thjesht propozime që janë bërë publike në tavolinë prej ditësh.
Nuk janë bërë as mbrëmë dhe as parmbrëmë. Ishte Gjiknuri që vuri kushte dhe pengesa të reja“, shprehet Petrit Vasili.
Por cilat janë çështjet që ndajnë palët?
“Palët ndahen në vullnetet që kanë. Maxhoranca ka vullnetin për të fituar privilegje që çojnë në grabitjen e votës, kurse opozita kërkon garanci për procesin“, vijon Vasili.
Reagimi i ambasadës amerikane për kushte të reja në tryezën e reformës, sipas Vasilit i adresohen përfaqsuesve të maxhorancës.
Vasili tha se opzita nuk i trembet as miratimit të njëanshëm të draftit të reformës nga maxhoranca.
Sipas tij, nëse ndodh kjo maxhoranca do të ketë përballë 85 për qind të shqiptarëve.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…