Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me situatën në Kakavijë e Kapshticë, teksa ka paralajmëruar se policia do të vendosë postoblloqe në rrugë për të shmangur fluksin e krijuar në pikat kufitare, dukei informuar qytetarët që ta shtyjnë udhëtimin e tyre drejt vendit fqinj Greqisë.
“Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.
None found
Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje.
Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme”, shkruan Lleshaj.
Austria ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, e cila ia ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën A të…
Danimarka ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Ligës…
Zlatan Ibrahimovic ka shprehur edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me Milanin, duke e cilësuar klubin kuqezi si…
Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë një rrëfim prekës për humbjen e nënës së saj, duke folur për dhimbjen që lë…
Alejandro Balde vazhdon të jetë në radarët e Milanit dhe Romës, me dy klubet italiane që po e përcjellin nga…
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”,…