Categories: Uncategorized

Do takonte Messin, nëna e tifozit: Do e detyroj të punojë gjithë verën për të paguar gjobën

Barcelona fitoi para pak ditësh 0-4 ndaj Mallorcas, ndërsa një episod i veçantë u regjistrua gjatë ndeshjes. Një tifoz i flaktë i Leo Messit, ia doli të futej në stadiumin bosh dhe në fushën e blertë për të takuar idhullin e tij. Për fat të keq, forcat e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën jashtë.

Sakrifica e të riut francez shkoi dëm, pasi nuk ia doli të takonte futbollistin e tij të preferuar. Një hetim është hapur për të nga autoritetet spanjolle dhe tifozi i veçantë rrezikon një gjobë të majme. Mamaja e tij ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar ndjesë në emër të të birit.

Ajo u shpreh:

Ndihem shumë keq, jam e shkatërruar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk është një situatë e lehtë për t’u menaxhuar. Nuk më mbetet veçse të kërkoj falje, djali im nuk ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e veprimit që kreu. Është një djalë që po kalon një moment shumë të vështirë. Unë jam ndarë nga burri dhe kam tre fëmijë, kështu që nuk jam në një situatë të mirë ekonomike. Djali im është ndëshkuar dhe gjobitur. Jam shumë e zemëruar me të, por ai nuk do të gjendet më kurrë në pozita të tilla. I marr unë përsipër përgjegjësitë e veprimit të tij. Duhet të paguajë gjobën, do e detyroj të punojë gjithë verën për ta paguar atë“

të fundit

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë. Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas…

13 minutes ago

“Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.…

56 minutes ago

“As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime

Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë…

1 hour ago

Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës në Vlorë/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një…

1 hour ago

Salianji i pranishëm në protestë: Skandalet e Ballukut ndhe AKSHI-t treguan se gjithçka në këtë vend bëhet për interesa personale!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.…

1 hour ago

FOTO/ Pak minuta para protestës kombëtare te Kryeministria, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare…

2 hours ago