Categories: Uncategorized

Do merrni pagë lufte? Sot afati i fundit për të aplikuar

Dita e sotme është edhe dita e fundit për të aplikuar dhe përfituar ndihmën financiare prej 26 mijë lekëve të reja nga paketa e parë financiare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje individëve apo subjekteve që të aplikojnë brenda ditës së sotme për të përfituar.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët për arsye te ndryshme deri më tani nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare, paketa e parë, ‘VKM nr. 254 datë 27.03.2020’, se afati i fundit i këtyre aplikimeve është nesër, më datë 05.05.2020″, njofton Drejtoria e Tatimeve.

Nga kjo paketë përfitojnë të gjithë ata punonjës, të cilët janë të punësuar në një biznes të vogël dhe është mbyll për shkak të masave të marra nga koronavirusi.

“Dhënie ndihme financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike. Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesën e së ardhurës nga papunësia”, saktëson VKM-ja e datës 27 mars.

Aplikimi për pagën e luftës nga paketa e parë bëhet nga subjekti, ndërkohë merret parasysh lista e pagesave e tre muajve të fundit.

“Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019”, sqarohet në VKM.

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

13 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

41 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago