Categories: Uncategorized

Djali i Messit dhe i Suarezit shkëlqejnë në fitoren e të rinjve të Barcelonës (VIDEO)

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shkëlqyer për ekipin e parë të Barcelonës gjatë viteve të fundit tani djemtë e dyshes së famshme të sulmit të Barcelonës janë duke i ndjekur hapat e prindërve.

Thiago Messi dhe Benjamin Suarez luajnë për ekipin U-8 të Barcelonës, bashkë me të birin e Gerard Piques, Milanin. Këta të re së fundi shkëlqyen në një fitore me rezultat bindës 9:2.

Shtatëvjeçari Thiago shënoi dy gola me këmbën e djathtë, ndërsa Benjamin e shënoi një gol me këmbën e majtë dhe pastaj rrëshqiti nëpër fushë për ta festuar këtë gol të tij.

Këto dy video i kanë emocionuar tifozët e Barcelonës, të cilët filluan të shkruajnë në Twitter se si po ëndërrojnë t’i shohin ata të dy të shkëlqejnë së bashku për Barcelonën në Ligën e Kampionëve në të ardhmen.

Thiago, bashkë me djalin e dytë të Messit, Mateon, kanë shfaqur interesim të madh për futbollin dhe vazhdimisht shfaqen në stërvitjet e babait të tyre për ta shikuar Barcelonën duke u përgatitur për ndeshjet e radhës.

Vitin e kaluar, Messi kishte zbuluar se Thiago është kritiku i tij më i madh dhe se vazhdimisht ia tregon pikat ku ka gabuar gjatë ndeshjeve.

“Është gjithmonë e vështirë t’i pranosh humbjet dhe paraqitjet e këqija. Por, djali im Thiago më detyron t’i komentojë ato, për t’ia sqaruar se çfarë ndodhi”, kishte thënë Messi.

“Ai ndjek gjithçka, bën pyetje dhe më jep këshilla kur gjërat nuk po shkojnë mirë. Po, po, unë tashmë marrë shumë kritika nga ai”.

/express/

të fundit

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

9 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

29 minutes ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

48 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

1 hour ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

2 hours ago