Policia e Tiranës së fundmi ka arrestuar në flagrancë pesë persona për vepra të ndryshme penale.
U arrestua V. Z., 32 vjeç, pasi, në Mjull, Bathore, Njësia Administrative Farkë, ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.
32 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S., 48 vjeç, sepse në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, të shtetasit B. K., 53 vjeç, pasi në Kamzë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. K., duke i shkaktuar atij dëmtime të lehta.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. G., 19 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
——-
U referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim E. D., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. K., 29 vjeç dhe gjatë konfliktit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e këtij shtetasi dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Këtë të enjte, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dhënë pretencën për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb…
Ditën e djeshme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre…
Tenderi me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI në…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për parregullsitë në procesin zgjedhor të 11…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të…
Në kuadër të operacionit “Koordinata”, sërish janë asgjësuar me mijëra bijë kanabisi në Shkodër, por ajo që vihet re është…