Categories: Uncategorized

Dikur u kap me 400 milion euro “të bardhë”, kush është koka e bandës së “bananeve”

OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohur të botës së krimit. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Një prej tyre është Alberto Lamaj (Kochsiek).

Të lidhura

None found

Ky i fundit nuk është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por për atë gjermane. Lamaj ka jetuar gjatë gjithë kohës jashtë dhe rezulton me pasaportë të huaj dhe zyrtarisht mban mbiemrin Kochsiek.

Ai njihet si koka e një bande shqiptare në Gjermani, të cilët furnizonin me lëndë narkotike disa qyetet gjermane.

Ky grup kokainën e sillte drogën nga Ekuadori nëpërmjet ngarkesave me banane. Grupi i Lamajt është kapur me 1.7 ton kokainë.

Lamaj dhe anëtarët e tjerë të bandës dolën para gjykatës në maj të vitin 2019. Asokohe u ndaluan Emiljan Hysenaj, 38 vjeç, Klajdi D, 25 vjeç, Dashamir Ndoi, 34 vjeç, Dario Lame, 22 vjeç dhe Alberto K, 40 vjeç dhe Albert Kochsiek, i cili cilësohet si koka e bandës.

Grupi kontrollohej dhe drejtohej, nga Hamburgu, ku njëri prej të akuzuarve kryesorë, Dario L. kishte marrë një banesë me qira. Në këtë banesë hetuesit gjetën edhe fletëngarkesa për banane.

Kjo bandë ka vepruar në midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018 me bazë në Hamburg dhe ka trafikuar mbi 1.7 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro.

Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia. Në Gjermani ky operacion u cilësua si një nga më të mëdhenjtë pasi u përfshinë rreth 500 hetuesve dhe policë.

Njoftimi i plotë:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve;

– B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

FormulariOfl

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

2 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

2 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

2 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

2 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago