Ditën e sotme, SPAK ka sekuestruar me kërkesë të autoriteteve holandeze një numër të madh pronash në pronësi të vëllezërve Selaj, të cilët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.
Vëllezërit Selaj janë të njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe në mediat italiane. Valentin Selaj, që njihet ndryshe edhe si ish-i dashuri i moderatores Viola Spiro ka qenë ‘koka’ e grupit të trafikut të drogë, të cilët transportonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.
Ai u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali.
Selaj ra në prangat e policisë italiane, nga një operacion i përbashkët ku u kap një ton drogë, pas hetimeve në Firence, Amsterdam dhe Roterdam.
Grupi që ai drejtonte ishte nënë hetim që prej vitit 2015 dhe në mediat italiane ai është cilësuar si “bosi i kokainës”.
Ndërsa më herët, vëllezërve Selaj i janë sekuestruar 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…