Policia e Beratit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.
Ai ishte shpallur në kërkim pas një denoncimi që nëna e tij kishte bërë në polici pas dhunës së vazhdueshme. Sipas njoftimit të policisë, 47 vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet nga ana e forcave policore. Kapet 1 person në kërkim, në vijim të operacionit “Vëzhgimi”.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet shtetasi LL. K., 47 vjeç banues në Berat.
Specialistët e Seksionit për Dhunën në Familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje, bazuar në kallëzimin e nënës së shtetasit LL. K., e cila ka deklaruar se djali i saj,në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, kanë organizuar punën dhe kanë arritur në një interval kohor të shkurtër arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit LL. K. 47 vjeç, banues në Berat.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…
Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll…
Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist dhe gjatë takimit me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të…
Menjëherë pasi u kthye nga vizita në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu…
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë,…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Princin Sovran të Monakos, Albert II, i cili po qëndron në Tiranë…