Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…
Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu…
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta…
Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar…
Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të…
Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" për programin e Partisë Socialiste teksa dy ditë na ndajnë nga…