Categories: Uncategorized

Dhunoi gazetarin në mes të qytetit, arrestohet punonjësi i Policisë së bashku me mikun e tij

SHÇBA ka arrestuar punonjësin e policisë Anxhelo Bardhi dhe 1 shtetas, pasi goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit të Fierit, mbrëmjen e djeshme.

Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut. Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.

Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve. Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.

Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, njofton policia.

Kujtojmë se dje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, Anxhelo Bardhi.

Rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta (dyshohet për një vajzë të cilën Bardhi pretendonte se shoqërohej me Osmanajn), ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xhoen Osmenaj 23-vjeç dhe është konfliktuar fizikisht me të.

të fundit

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…

15 minutes ago

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

30 minutes ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

37 minutes ago

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…

1 hour ago

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…

2 hours ago

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…

2 hours ago