Categories: Uncategorized

Dhunohet dhe kërcënohet me jetë avokati i Mihal Kokëdhimës

Avokati Kujtim Cakrani ëstë dhunuar mëngjesin e sotëm, pranë zyrës së avokatisë në Vlorë ku dy persona e kanë sharë dhe qëlluar për shkak të detyrës.

Ata i kanë i kërkuar të heqë dorë nga një cështje që ka të bëjë me rrëmbimin e një personi. Cakrani thotë se i njeh këta persona, dhe thotë se e kanë kërcënuar edhe herë të tjera. Pas ngjarjes ai ka shkuar menjëherë dhe ka denoncuar në polici, ndërsa kjo e fundit nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me autorët e dyshuar.

“Unë sot në mëngjes kam ardhur në zyrë, dhe kam shkuar në një lokal përpara zyrës, dy persona me makinë të zezë, që i kam marrë dhe targën më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje që lidhet me rrëmbimin e një personi, dhe unë mbroj palën e familjes së viktimës.

Këta persona më kanë ardhur dhe në zyrë, i kam identifikuar personat, unë zyrën e kam survejuar me kamera dhe i kam të fotografuar të paktën njërin prej tyre që ka qenë më aktiv. Më kanë goditur në fytyrë, kam lajmëruar policinë, unë jam avokat dhe kësaj çështje do ti shkoj deri në fund. Jam kërcënuar dhe herë të tjera nga këta persona, jam i detyruar që të kërkoj mbrojtje nga policia e shtetit.

Jam në të drejtën time që të kryej detyrën dhe nuk intimidohem aspak nga këta persona. Në këtë vend është bërë vazhdë që të dhunohen avokatët dhe gjyqtarët, do ti shkoj deri në fund që këta persona të tërhiqen”, është shprehur avokati për fax news.

Kujtojmë se Kujtim Cakrani është avokati që mbrojti Mihal Kokëdhimën, pronarin e ish-hotelit “Panorma”, i cili dhunoi turistët spanjollë.

të fundit

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

15 minutes ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

26 minutes ago

Rama flet për tensionet në Kuvend: Endri Shabani, i vetmi me një sy mes ca qorrave

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…

35 minutes ago

Festat e fundvitit/ Kthimi i emigrantëve, fluks i lartë në Kakavijë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…

42 minutes ago

Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…

51 minutes ago

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…

1 hour ago