Categories: Uncategorized

Dhërmiu-që nga masazhet e relaksit me 100 Euro, deri te vajzat që hanë fshehurazi në Fast Food-e

Gazetarja dhe ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba në një shkrim në mediat sociale shkruan se nëse doni të dini se si funksionon shoqëria shqiptare mjafton të shkoni një ditë në Dhërmi.

Gazetarja shkruan se aty “Gjen aty nga të gjitha; zhulin deri në gju dhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike, resorte të tipit “luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 € dhe fast food-e ku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet, plazhe me çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën e rrogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës, parkingje private ku futesh falas por vetëm po hëngre drekë aty dhe parkingje-cepa rruge ku punërori të sheh nga koka te këmbët si roje spitali, të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerës që të ka dhënë , ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë por edhe shitës ambulantë, që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi, restorante “gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30€ por edhe zgarë sallamerish, ku me 30€ ha gjithë familja.”

Të lidhura

None found

Shkrimi i plotë: Nëse doni të kuptoni se si funksionon shoqëria shqiptare, mos u gënjeni nga ekranet, ku analistët bëjnë skanerin e politikës dhe ku vipat na tregojnë “la bella vita”. Mjafton të shkoni një ditë në Dhërmi, jo për të bërë plazh po për t’i marrë plazhet me radhë dhe do të keni një pasqyrë të qartë të përditshmërisë tonë.

Gjen aty nga të gjitha; zhulin deri në gju dhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike, resorte të tipit “luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 € dhe fast food-e ku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet, plazhe me çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën e rrogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës, parkingje private ku futesh falas por vetëm po hëngre drekë aty dhe parkingje-cepa rruge ku punërori të sheh nga koka te këmbët si roje spitali, të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerës që të ka dhënë , ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë por edhe shitës ambulantë, që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi, restorante “gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30€ por edhe zgarë sallamerish, ku me 30€ ha gjithë familja.

Dhoma që kushtojnë 300 € por mund të flesh edhe në çadër. Ka staf që të shërben me korrektësi por ka edhe pehlivanë që me shpresën se nuk do shikosh faturën, ta hedhin me ndonjë njëzeçe. Ka plazhiste që lahen me pupa deti prej gurëve por ka edhe pjeshka që nuk i heqin takat 15 ponds në asnjë çast të ditës. Por ajo që ulërin më shumë në Dhërmi janë plehrat. Ato i gjen kudo; në rrugë, në plazh, pranë shezllonit tënd, pas kurrizit tënd të futura nëpër gropa shkëmbinjsh, para resorteve luksoze ku janë bërë kapicë, nëpër qoshet e çdo parkingu, në çdo rrënjë peme, nëpër ullishta, madje edhe brenda në det, ku u bëjnë shoqëri peshqve.

Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë që shesin, shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krimi e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër.

Dhe për ta mbyllur, ashtu siç thoshte personazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e Socrealizmit, Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.

të fundit

NATO sqaron pse Kosova nuk është në Samitin e Ankarasë

NATO është deklaruar për interesimin që po ndodh në Kosovë lidhur me mospjesëmarrjen e vendit në Samitin e NATO-s që…

19 seconds ago

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother…

1 minute ago

Të rinjtë nisen drejt Komisariatit Nr.1, thirrje “Arrestoni Ramën” gjatë marshimit nga Drejtoria e Policisë Tiranë

Protestuesit nisen në këmbë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1. Te rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në…

3 minutes ago

Ferland Mendy dërgohet në gjyq, pala paditëse kërkon gjashtë muaj burg

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, është urdhëruar të dalë në gjyq nga një gjykatë në Alcobendas, pas një incidenti…

6 minutes ago

Arjeta Roshaj në paraburgim 30 ditë, zbardhet deklarata e saj për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…

11 minutes ago

30 ditë paraburgim për Arjeta Roshajn, e dyshuar për vrasjen e ndodhur në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit 30 ditë, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më…

11 minutes ago