Categories: Uncategorized

DETAJE/ 17-vjeçarja që u mbyt në Velipojë ra nga skafi, si e fshehu ngjarjen i riu

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka fshehur ngjarjen ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e mbytur ditën e djeshme në Velipojë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me skaf dhe vajza ka rënë nga skafi.

Djali, i identifikuar si Indrit Bajraktari nga Postriba, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt.

24 vjeçari ka deklaruar se vajza ka rreshqitur nga skafi dhe se nuk e mban mend mire se çfare ka ndodhur.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 17 vjeçarja ishte me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore në Tiranë. Ajo kishte ardhur këto dy dite me familjen në plazhin e Velipojës, ndërsa 24 vjeçari ishte një shok i saj.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

të fundit

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazë kryesore, nis paraqitja e dëshmitarëve nga pala mbrojtëse

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 09:00 në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të nisë procesi gjyqësor ndaj…

5 minutes ago

Dhurata Çupi emërohet drejtoreshë e përgjithshme e “Focus Media News”

“Focus Media News”, ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e znj.Dhurata Çupi, si drejtoreshë e përgjithshme të këtij institucioni mediatik. Ky…

24 minutes ago

Hashim Thaçi mbërrin në gjykatë, nisin sot dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes

Ditën e sotme, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Gjykatën Speciale në Hagë, ku do të zhvillohet seanca…

29 minutes ago

Niko Peleshi mbledh sot kryetarët e grupeve parlamentare

Këtë të hënë, kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur në një takim drejtuesit e grupeve parlamentare, me…

31 minutes ago

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave, rritje në të dy sektorët, por dinamika të ndryshme

Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat, ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtetëror, duke thelluar…

49 minutes ago

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit

Këtë të hënë, James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nisë dëshminë…

49 minutes ago