Faik Buci, i cili akuzohet se ka vrarë vajzën Eglantina Buci së bashku me djalin e tij në vitin 2012 duke i fshehur eshtrat në Malin me Gropa ka mohuar gjithçka me deklaratën e tij. Para policisë thotë se vajza është gjallë dhe vazhdon të prostituojë, veprime që sipas tij janë jo të denja ndaj e ka mohuar të bijën.
Megjithatë trondit me deklaratën duke thënë: “Ështrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”.
None found
Faik Buci ka dhënë ndërkohë deklarata komtradiktore para grupit hetimor. Pavarësisht se i ka qëndruar tezës se vajzave tij është jashtë dhe nuk e ka vrarë, në disa momente ka patur luhatje në deklarime. Ai është shprehur se nuk do t’i pranonte eshtrat e së bijës, pasi e kishte mohuar. Në bazë të këtyre deklarimeve mund të kërkohet edhe një kontroll mendor nga mjekët. Sot në orën 12:00 pritet që të jepet masa e sigurisë për të dhe të birin.
Kujtojmë se disa ditë më parë, policia zbardhi vrasjen duke sqaruar se babë e bir i morën jetën 23-vjeçares dhe e groposën në Malin me Gropa. Arsyeja që i shtyu të vrisnin të renë, ishte fakti se ajo kishte nisur të bashkëjetonte me një djalë, të cilën familja nuk e pranonte.
Këtë veprim familja e quajti ç’nderim dhe për muaj planifikoi vrasjen e të resë, e cila nuk pranonte të takonte të afërmit e saj.
Një ditë 23-vjeçarja kishte lënë një takim në një lokal në zonën e Freskut, ku e priste i vëllai. Ky i fundit nën kërcënimin e armës e mori vajzën me makinë dhe e çoi në malin e Dajtit ku e ekzekutoi me plumb në kokë.
Eshtrat e trupit të pajetë u nxorën në sipërfaqe për shkak të kafshëve të egra dhe u zbuluan nga policia.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimit të kryeministrit Edi…
Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.…
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po vijon me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit…
Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit…
Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të…