Categories: Uncategorized

Deri tani pothuajse çdo gjë hapur, Suedia mund të pësojë tragjedinë më të madhe nga COVID 19

Teksa e gjithë bota ka marrë masa për parandalimin e koronavirusit, Suedia deri më tani ka vazhduar jetën normale.

Fatkeqësisht, numri i viktimave po rritet me ritme më të shpejta se sa në vendet e tjera skandinave, duke vendosur qeverinë në pozita të vështira.

Të lidhura

None found

Deri më tani janë regjistruar 401 viktima si pasojë e COVID-19. Suedia po ndjek një strategji të ndryshme nga shtetet e tjera të botës duke mos e izoluar vendin.

“Eksperimenti” i bërë nga Suedia duke i lënë të gjitha restorantet e shkollat e hapura ka krijuar debat në rang global. Ndërkohë që të gjitha shtetet e tjera kanë izoluar gjithçka.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Leven ka ndaluar vetëm tubimet dhe organizimet me më shumë se 50 persona.

Por kjo situatë duket se mund të ndryshojë pas statistikave të kësaj jave. Kryeministri Leven në një intervistë për mediet vendase ndryshoi totalisht retorikë duke paralajmëruar se pandemia mund të shkaktojë mijëra viktima.

Sipas tij kjo krizë do të vazhdojë me muaj me rradhë. Mediet suedeze shprehen se parlamenti suedez pritet që të votojë një projekt ligj për vendosjen e masave izoluese në vend.

Një prej epidemiologëve të vendit, Anders Tegnell shprehet se gjatë kësaj jave kurba e viktimave në Suedi ka pësuar rritje.

“Është e domosdoshme që të ndiqet një politikë për një kohë të gjatë, ku qytetarët mund të qëndrojnë të izoluar vetëm nëse nuk ndjehen mirë. Por izolimi, për Suedinë, nuk do të ishte efektiv për një periudhë shumë të gjatë” – shprehet ai.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

52 minutes ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

52 minutes ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

53 minutes ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

1 hour ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

1 hour ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

2 hours ago