Arrestimi dhe më pas shkaku që çoi pas hekurave të kapitenit të Manchester United, Harry Maguire në Mykonos të Greqisë, bëri bujë në mediat greke dhe britanike.
Maguire u arrestua nga policia greke pasi gjatë një sherri kishte sulmuar efektivët e policisë që ndodhedhin në vendin e ngjarjes. Por, dy ditë më vonë, mediat britanike dolën me një version krejt tjetër të ngjarjes duke dashur të shfajësonin futbollistin britanik për sulmin ndaj policisë greke, shkruan albeu.com.
None found
Sipas versionit të britanikëve, që gjeti mbulim të gjerë edhe në mediat greke, Maguire fillimisht ishte ndeshur me një “gangster shqiptar që i kishte ngacmuar të motrën”.
Madje, sipas mediave britanike, “shqiptari, jo vetëm që e kishte ngacmuar, por edhe sulmuar motrën e kapitenit të United duke bërë që ai të ndërhyjë për ta shpëtuar”.
Më pas, në vendin e ngjarjes mbërriti policia, të cilët çuditërisht sipas mediave britanike, Maguire i ngatërroi me grupin e gangsterëve shqiptarë duke i sulmuar edhe ata.
Edhe pse kjo gjë mund të lehtësojë disi situatën e Maguire, ky version nuk është se ka ngjitur shumë në Greqi, të cilët kanë një lloj skepticizmi në lidhje me mënyrën se si po kërkohet të shfajësohet britaniku.
Në mjaft media online dhe faqe të rrjeteve sociale theksohet fakti se “nuk mundet që për çdo gjë të gjenden shqiptarët fajtorë”.
“Faktikisht, turistët britanikë në Greqi janë shumë të rregullt. Ata as nuk pijnë dhe as nuk bëjnë sherre”, shkruan me ironi një lexues i “Protothema” duke pyetur: “Deri kur do të fajësojmë shqiptarët për çdo gjë?”
Ironia me situatën e krijuar vijon edhe më tej.
“Nëse rrëmuja shkaktohet nga një britanik, atëhere s’ka problem, problem bëhet kur në histori përfshihet një shqiptar?! Ju e dini se si bëhen britanikët kur pijnë”, shkruan një tjetër.
Harry Maguire u shpall i pafajshëm për akuzën e sulmit ndaj policëve grekë, ndërsa të dy ata, bashkë me motrën 20 vjeçare, janë kthyer në Angli. /albeu.com/
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…