Categories: Uncategorized

Del grafiku, kur do të arrijë kulmin koronavirusi në Shqipëri

Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë për të kuptuar në çfarë përmasash do të jetë infektimi nga COVID-19.

Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë arritur në përfundimin se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është rreth 14 ditë.

Në 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se është pacienti zero, por siç treguan ditët më pas, djali nga Puka ishte i pari, por ndoshta jo pacienti zero.

Ato ditë, bashkë me të, kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia nga pika të tjera hyrëse. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i periudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 22 mars, kur mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për numër njerëzish të infektuar.

Ndoshta edhe pak më shpejt.

Duke u mbështetur në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Gazeta “Si” ka ndërtuar një grafik që tregon se si është shkalla e përhapjes së COVID-19 sipas numrit të të prekurve në Shqipëri duke e krahasuar me Kinën dhe Italinë. Siç mund të vihet re, grafikët ngjajnë në trendin e tyre.

Numri 1 në grafik tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars, pra 6 ditë më parë.

Edhe në Itali ka të njëjtën ecuri në raport më ditën e parë kur u shfaq virusi, përpara se të shpallej gjendja e emergjencës dhe izolimi i qytetarëve.

Por pyetja themelore që shtrohet duke parë këtë trend në rritje në Shqipëri si dhe duke u bazuar nga trendet e ngjashme që janë pasuar në shumë vende që është përhapur koronavirusi është: “Nëse vallë javën e ardhshme, duke marrë në konsideratë izolimin e ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në vend, do të ketë rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus apo përmirësim të situatës?”

Nga grafiku i krijuar që prezantohet në krye të shkrimit, vihet re se në ditën e 19-të ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19 si në Kinë ashtu dhe në Itali.

Në Kinë numri i të infektuarve nga dita e 7-të në atë të 14-të është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re e në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëjtin trend. Shqipëria deri tani në këtë javë të parë është në të njëjtat gjurmë. Dhe ndoshta data 27 mars do të jetë në tjetër kulm shpërthimi. Gjithsesi ky mbetet një parashikim dhe rezultati do të varet shumë nga efekti i karantinës si edhe masat e qeverisë.

Qeveria ka parashtruar më herët se është e sigurt se shkalla e përhapjes do të jetë e lartë. Ndaj nëse deri tani keni menduar se gjërat duken lehtë, jeni gabim. Java që vjen është decizive.

Por mos u alarmoni, rrini në shtëpi dhe ndiqni këshillat për higjienën pasi kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë tani. /Gazeta Si/

të fundit

Fier/ Zjarr në pyllin e Darëzezës, era favorizon flakët

Zjarri ka përfshirë pyllin e Darëzezës në Fier këtë të diel. Era e fortë ka krijuar vështirësi për shuarjen e…

36 minutes ago

Tjetër ngjarje e rëndë gjatë finales së Champions! Dy skocezë u vranë në një lokal në Spanjë

Dy shtetas të Skocisë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një bar në qytetin bregdetar të Fuengirola-s,…

53 minutes ago

Upss!! Tuna rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë

Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance. Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin…

1 hour ago

Zjarr i madh në masivin pyjor të Darëzezës, zjarrfikëset në vendngjarje

Mesditën e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë  masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët…

2 hours ago

“Kam në zemër shqiptarinë”/ Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, në një atmosferë festive dhe plot…

2 hours ago

Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një 19-vjeçar (EMRI)

Detaje të reja nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan pasditen e sotme, pas daljes…

2 hours ago