Ministria e Arsimit ka shpërndarë një formular për të gjithë nxënësit që nesër do t’i rikthehen bankave të shkollave, në kuadër të masave mbi parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Formulari është i përbërë nga dy pjesë me të parën që u kërkon fëmijëve të mitur që të deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë familjarë të prekur nga Covid-19 dhe se personalisht nuk janë të prekur nga Covid-19.
None found
Pjesa e dytë i kushtohet prindit të nxënësit i cili duhet të deklarojë se fëmija i tij nuk është i prekur nga Covid-19.
Avokati Jordan Daci e cilëson si injorancë këtë veprim nga ministria e arsmit. Sipas tij, fëmijët e mitur nuk kanë sipas ligjit asnjë lloj zotësie për të vepruar dhe as që e kuptojnë rëndësinë e asaj që thekson formulari.
Pjesa tjetër problematike sipas avokatit është se prindërit nuk kanë nga të dinë që fëmija i tyre është i prekur nga Covid-19.
“Injorantet e arsimit u kerkojne femijeve nga 6 vjec e larte, te bejne deklarate qe nuk jane prekur nga Covid. Te njejten deklarate duhet ta bejne edhe prinderit.
O injoratet e arsimit qe keni zaptuar shtetin dhe institucionet edhe pse jeni per çobane, po si mund te beje deklarate femija qe ska asnje lloj zotesie per te vepruar dhe qe as nuk kupton rendesine e saj etj?!
Po cfare pergjegjesia ka nje femije i mitur o analfabete qe do te beje deklarate nen pergjegjesine e tij?! Po prindi si mund ta beje kur s’ka asnje mundesi ta dije nese eshte prekur femija e tij apo jo?!
O ditezinj qe po u nxini jeten shqiptareve dhe po e shkaterroni Shqiperine dhe qe doni te mbuloni paaftesine tuaj me keto shpikje idiote, duhet te dini qe heret a vone e drejta do shkoje ku i takon dhe asgje sdo mbetet pa u ndeshkuar!
Stop dhunes ndaj femijeve sepse te detyrosh nje femije te mitur te plotesoje nje formular cdo dite se nuk eshte me covid, eshte dhune e ndyre ndaj femijeve!”- shkruan Daci.
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të…
Pas shtrenjtimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku: nga 50 centë në 80 centë reagoi Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja-…
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga një…
Chelsea ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të Atalantës, Marco Palestra, në afatin kalimtar të verës 2026.Mbrojtësi 21-vjeçar ka nënshkruar një…
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe…
Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar në Antalia, ku një aksident me përfshirjen e një autobusi turistik ka shkaktuar…