Categories: Uncategorized

Dedikimi i Ramës për të ëmën e ndjerë, emocionohet Arbana Osmani (FOTO LAJM)

Moderatorja Arbana Osmani është emocionuar me dedikimin që kryeministri Edi Rama ka bërë së fundmi për nënën e tij.

Ajo e ka shpërndarë postimin e Ramës në profilin e saj në Instagram, teksa shprehet se është një nga dedikimet më të bukura që ka lexuar ndonjëherë.

“Një nga dedikimet më të bukura që kam lexuar ndonjëherë për nënën”, shkruan Arbana, teksa riposton statusin e Ramës, që është si më poshtë:

“Mund të derdhësh lot pse iku, Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet, Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë. Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më, Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me te. Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen, Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të. Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të. Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara… ***Edhe në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurrueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit”.

Aneta Rama u nda nga jeta ditën e shtunën, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kryeministri me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku u shpreh se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Fier-Cakran, përplasen dy makina, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Cakran. Sipas…

2 minutes ago

Një 19-vjeçar është arrestuar për kërcënimin me vrasje të Moratas dhe familjes së tij

Policia spanjolle ka arrestuar një 19-vjeçar në qytetin e Malagas, i cili dyshohet për kërcënime serioze me vdekje ndaj sulmuesit…

31 minutes ago

‘Dridhet’ sërish Shqipëria/ Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Duket së tërmeti ka lënë pas, pasgoditje të vazhdueshme ku pak minuta më parë u ndjenë sërish. Raportohet se magnituda…

36 minutes ago

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova!

Françeska Murati ka bërë reagimin e parë publik pasi në rrjet u tha se shtëpia e saj e re në…

51 minutes ago

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij…

2 hours ago

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus…

2 hours ago