Ish-trajneri i Kombëtares, Giani De Biasi, është duke shfrytëzuar periudhën e izolimit për të shkruar libër me kujtimet e jashtëzakonshme në drejtimin e Shqipërisë.
Këtë detaj tepër interesant, 63-vjeçari e zbuloi në një prononcim për prestigjiozen “Marca”, teksa tregoi në cilin kapitull është.
“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike. Po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë. Lexoj, mësoj anglisht, që më nevojitet për punën. Para se të mbyllej gjithçka për problemin e Koronavirusit, kam pasur një mundësi në një kombëtare europiane dhe shpresoj që kur të mbarojë kjo eksperiencë, të bëj të mundur që të firmos një kontratë të re me një kombëtare. Më mirë të mos themi se kush është”, u shpreh De Biasi.
Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…
Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…
Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…
Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…