Categories: Uncategorized

Dashuri në kohën e coronavirusit, dy të rinjtë dashurohen në karantinë

Kur Rusia evakuoi qytetarët e saj nga epiqendra e shpërthimit të coronavirusit këtë muaj, ajo barti me aeroplan më shumë se 140 njerëz nga Kina në një klinikë karantine në qytetin Siberian Tyumen.

Të izoluar nga pjesa tjetër e botës derisa të konfirmohen se nuk janë të infektuar, këta njerëz kanë provuar që përmes mediave sociale të qëndrojnë në kontakt me miqtë, të dashurit dhe njerëzit e tjerë të mbajtur në karantinë në të gjithë botën.

Por Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich kanë gjetur një lidhje të re – njëri-tjetrin, përcjell Telegrafi.

Në një histori që tingëllon si e një filmi, Savintseva dhe Parfenovich, të dy 18 vjeç, u takuan ndërsa prisnin aeroplanin e tyre të evakuimit në aeroportin në Wuhan, qyteti në qendër të shpërthimit.

Savintseva ishte në Kinë si një gazetare e muzikës dhe Parfenovich ishte atje si student.

Të dy filluan së shpejti të flasin, duke zbuluar një dashuri të përbashkët të muzikës dhe teknologjisë, si dhe kiminë e tyre.

“Ajo më foli për muzikën, unë u përgjigja duke folur për skulptura dhe plane të bukura për jetën, dhe zemrat tona filluan të rrahin më shpejt para syve të njëri-tjetrit”, ka rrëfyer Parfenovich.

Parfenovich tha që mjekët e karantinës nuk kishin asnjë problem me këto takime.

Por për shkak se Savintseva është izoluar me një sëmundje të veçantë, Parfenovich nuk ka qenë në gjendje ta shohë atë ditët e fundit dhe të dy kanë kaluar Ditën e Shën Valentinit të ndarë, tha ai.

Ai i ka blerë asaj një byzylyk që mjekët ia kanë dorëzuar asaj.

Dyshja pret që të dalin në ditët në vijim, dhe Parfenovich thotë se ata planifikojnë të qëndrojnë në Tyumen dhe të eksplorojnë qytetin së bashku pasi të jenë jashtë.

Pas kësaj, është e paqartë se çfarë do të ndodhë. Savintseva është me origjinë nga rajoni i Kirov në Rusinë qendrore, ndërsa Parfenovich është nga qyteti Siberian i Krasnoyarsk rreth 3.200 kilometra larg.

të fundit

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pasi në media u raportua se SPAK zbuloi një tjetër rast të…

14 minutes ago

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit: Të llogariten edhe votat në rastet…

Partia Socialiste ka kërkuar nga KAS që gjatë procesit të rinumërimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur…

43 minutes ago

Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Faqja e Bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga gripi i hakerave “Homeland Justice”. Kjo ka sjellë…

1 hour ago

Jam vëllai i Plarent Ndrecës që punon në ministri, më jep 4 mln lekë për të punësuar djalin inspektor mjedisi

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan…

1 hour ago

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e fundit në Shqipëri,…

2 hours ago

“Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli

“Sot bëhen tetë muaj, duhet të jetë i madh shqetësimi juaj”, u tha gazetarëve avokati i ish-Presidentit të vendit Ilir…

2 hours ago