Categories: Uncategorized

Dalin përgjimet në malipunimin e provimit të Suarez

Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet në lidhje me hetimin ndaj Universiteti për të Huajt në Perugia, i cili manipuloi rezultatet e testit të gjuhës, për t’i dhënë sulmuesit uruguaian Luis Suarez një certifikatë për njohuri mesatare të gjuhës italiane,

Gjithçka ndodhi më 19 shtator, kur Suarez erdhi në një udhëtim ‘blitz” në Peruxhia iu nënshtrua një testi që zgjati rreth 30 minuta dhe u largua me certifikatën në xhep.

Përgjimet e kryera në Itali nxjerrin biseda të kryera nga Stefania Spina, pjesë e Universitetit të Perugias, ajo u thotë anëtarëve të provimit se futbollisti duhet ta marrë testimin, pasi fiton 10 milionë euro në vit dhe nuk mund ta penalizojë mungesa e nivelit B1.

“Ai do ta kalojë provimin, sepse një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, nuk mund ta humbësh vetëm se nuk ke nivelin B1 të gjuhës. Ai nuk flet asnjë fjalë dhe nuk bashkon foljet”, u ka thënë ndër të tjera Stefania Spina testuesve të Suarezit. “Më thoni çfarë note t’i vendos dhe vazhdo”, “Vendosini të gjithë 3”.

Mediat në Itali kanë kontrolluar në arkivin e rrjeteve sociale të kësaj të fundit dhe kanë zbuluar se ajo është një tifoze e zjarrtë e Juventusit dhe ka bërë shpesh statuse për klubin bardhezi, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme e arritjeve të mëdha.

Ndërkohë pasdite ka folur edhe koloneli i Guardia Di Finanzas, Selvaxhio Sarri, i cili ka treguar se si ka nisur hetimi dhe detajet që kanë zbuluar, ndërsa ka konfirmuar se vetë futbollisti nuk rrezikon asgjë nga ky rast.

“Ne kishim bërë një hetim në Universitetin e Peruxhias në shkurt dhe kishim parë parregullsi të shumta, ndërsa këtë herë u habitëm sesi një futbollist që nuk di asnjë fjalë italisht, pajiset me një certifikatë njohurish mesatare. Nga hetimet rezultoi se përgjigja e testimit ishte hartuar para se futbollisti të jepte provimin.

Mund të them se me organizimin e provimit është marrë Juventusi, por të paktën për momentin bardhezinjtë nuk janë nën hetim. Duket më shumë sikur anëtarët e komisionit të provimit janë mahnitur nga një futbollist i famshëm dhe kanë mbyllur një sy. Edhe Suarez nuk rrezikon asgjë, pasi përgjegjës janë anëtarët e komisionit të provimit në universitet, të cilët kanë shkelur parimin e barazisë”, u shpreh koloneli Sarri.

Xhuliana Grego Boli, Simone Oliveri, Stefania Spina, Lorenco Roka dhe Çinzia Kamanja, janë drejtuesit e Univeristetit që po hetohen. Stefania Spina, e ngarkuar për të përgatitur provimin dhe vetë sulmuesin uruguaian, është përgjuar dhe pyetjes se “çfarë niveli duhet të kalojë ai”, i përgjigjet kështu: Sot thirra Lorenco Rokën i cili i dha tezën e provimit dhe praktikisht ramë dakord se çfarë do t’i bëjë provimi! Sot kam mësimin e fundit dhe duhet ta përgatis sepse nuk them asnjë fjalë ”.

Bashkëbiseduesi: “Dhe çfarë niveli duhet të kalojë ky djalë … B1?”. Spina: “Nuk do duhej të kalonte, do kalojë, sepse me 10 milionë euro pagë në sezon nuk ia mohon dot sepse nuk është niveli i kërkuar gjuhësor”.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

23 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

31 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

58 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago