Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se as Serbia dhe as presidenti i saj Aleksandar Vuçiç nuk kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Malit të Zi.
Në të njëjtën linjë me kryeministren Ana Brnabiç, Daçiç iu referua një deklarate të presidentit malazez Milo Gjukanoviç sipas të cilit Vuçiç dhe politika e tanishme e Beogradit “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Podgoricës.
Kryediplomati serb shprehet se nuk ishte Vuçiç ai që i nxiti malazezët për kë të votonin, por Edi Rama.
“Nuk ishte Vuçiç ai që nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin, por Rama dhe të tjerët, i cili, sipas Milo Gjukanoviç nuk po ndërhyn në punët e brendshme,” tha Daçiç në një deklaratë.
Daçiç theksoi më tej se Serbia nuk është e interesuar për pushtetin në Malin e Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, që përbën rreth 29% të popullatës atje, si dhe për pozicionin e Kishës Ortdokse serbe “ pronat e së cilës, sipas tij, u shënjestruan nga autoritetet malazeze.
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…