Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.
Teksa Shqipwria po pwrballet çdo ditw e mw shumw me COVID 19, naftëtarët thonë se tashmë në familjet e tyre ka pllakusur heshtja dhe skamja.
“Me sëmundje profesionale,pa shpresë, dhe pa lek, në familjet tona ka pllakosur heshtja dhe skamja. Me autoritetin që Ju jep ligji, por dhe e drejta për të jetuar, Ju drejtohemi juve z.Rama të merrni ne dorë fatet tona , të Rafinerisë dhe gjithë krahinës së Mallakastrës”, thuhet në letrën e tyre.
Letra e plotë
I Nderuar z Rama!
Ne naftetarët e Rafinerisë së Armos në Ballsh vërtet paskemi lindur për të vuajtur. Edhe pse prej vitesh kemi këkuar nga ju që hallet tona te marrin fund, gjë të cilën ju vetë na e patët premtuar, u desh dhe kjo situatë e kësaj semundjeje, që për ne të jetë fatale për jetën.
Me sëmundje profesionale,pa shpresë, dhe pa lek, në familjet tona ka pllakosur heshtja dhe skamja. Me autoritetin që Ju jep ligji, por dhe e drejta për të jetuar, Ju drejtohemi juve z.Rama të merrni ne dorë fatet tona , të Rafinerisë dhe gjithë krahinës së Mallakastrës.
Me besimin se kjo letër e shkruar me shumë dhimbje s’do te bjerë në vesh të shurdhër,presim me padurim një përgjigje nga ju.
Me respekt,në emër të gjithë naftëtarëve ,Kreu i Sindikatës së naftëtarëve,Sokol Dautaj.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 maj) pranë shkollës Ismail Qemali në Tiranë. Mësohet se një mjet i…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se do të sanksionojnë Rusinë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje, që do…
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ditën e sotme feston sot 51-vjetorin e lindjes. Gjekmarka edhe…
Ina Kollcaku ka befasuar fansat e saj duke prezantuar për herë të parë të dashurin e saj publikisht. Ajo ka…
Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun Lezhë, edhe për sa i përket votave të diasporës. Partia Demokratike ka arritur…
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe…