“Tani janë përcaktuar pragjet e alarmit, mund të studiojmë një parashikim të mundshëm të hapjeve me diferencime gjeografike”, kështu tha kryeministri italian Giuseppe Conte. “Me një protokoll sigurie për hapësira, ambiente dhe aktivitete, do të jetë e mundur të vendosim për hapjet e qendrave të bukurisë, parukierëve, por edhe teatrove”, tha Conte në një intervistë me Il Fatto Quotidiano.
“Objektivi i parë i kësaj faze 2 ishte të kuptonte nëse italianët do t’i përmbaheshin indikacioneve të sigurisë. Dy ditët e para të rifillimit treguan Italinë në pjesën më të madhe të vetëdijshme dhe të përgjegjshme, e cila është tregon se edhe në ditët e ardhshme gjërat do të funskionojnë mirë”- tha kryeministri Conte me tone më optimiste.
Italia hyri zyrtarisht në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi në datën 4 maj. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve janë rikthyer në punë. Sipas dekretit të qeverisë, nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…