5 persona janë vënë në pranga nga Policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej tyre akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, tjetri për vepra të turpshme, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi.
Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 5 shtetasit e mëposhtëm:
E. Rr., 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Policia ka bërë ndalimin e tij për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore”, pasi ky shtetas ishte drejtuesi i mjetit skrep, ku humbi jetën 60 vjeçari dy ditë më parë në fshatin Dukat.
E. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
M. Z., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
K. M., 39 vjeç, banues në Kaninë , Vlorë.
Ky shtetas u kap në qytetin e Vlorës pasi 39 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 6 vite burg.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…