Categories: Uncategorized

Çfarë po ndodh në Kosovë? 9 persona u eliminuaan gjatë 2 muajve të parë të këtij viti

Nëntë persona kanë mbetur të vrarë në pesë vrasjet që janë kryer në dy muajt e parë të vitit 2020.

Në muajin janar dhe shkurt, në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje ku për pasojë kanë mbetur të vrarë nëntë persona.

Opinioni kosovar ishte shokuar nga disa prej këtyre ngjarjeve, raporton lajmi.net.

Ishte 22 janari i këtij viti, kur qyteti i Prizrenit u trondit nga vrasja e çiftit Hadri.

Durim Hadri dhe Suada Hadri kishin pak ditë që kishin ardhur në vendlindjen e tyre nga Suedia, por ata u gjetën të vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tyre.

Por vrasja që e tronditi tërë Kosovën dhe rajonin, ishte vrasja e shumëfishtë që ndodhi më 18 shkurt në qytetin e Gjilanit, ku pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, fillimisht kishte vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se për vrasjet që kanë ndodhur në dy muajt e parë, janë arrestuar disa persona.

“Gjatë muajit janar 2020 janë evidentuar tri raste të vrasjeve ku janë vrarë katër persona (vrasja në Prizren me dy viktima), janë arrestuar tre persona, kurse një i dyshuar pritet të ekstradohen prej jashtë vendi. Ndërkaq në muajin shkurt janë evidentuar dy raste të vrasjeve, ku njëra ka qenë me katër viktima dhe një vetëvrasje, (rasti i Gjilanit)”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë për lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe vrasja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit kishte ngritur mjaft reagime.

Kelmendi ishte vrarë më 27 shkurt të këtij viti, ku më pas trupi i tij ishte djegur.

Për vrasjen e Kelmendit, familjarët dhe Prokuroria ende janë në pritje të rezultateve të ADN-së.

të fundit

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

25 minutes ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

44 minutes ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

47 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

59 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

1 hour ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

2 hours ago