Kryetari i FIGC ka dhënë një lajm tejet të rëndësishëm lidhur me Serie A.
Kampionati italian vazhdon të jetë i suspenduar, pa një datë të saktë se kur do të rifillojnë ndeshjet.
Përkundër situatës së jashtëzakonshme, kryetari i FIGC, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se do të ketë një fitues të ‘Scudetto’.
“Ka një plan, të cilit ne i japim prioritet. Ne do të ishim të lumtur të përfundojmë sezonin në fusha të blerta. Jemi në kontakte me FIFA” ka thënë Gravina, transmeton lajmi.net.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe idealja të ishte të luhet deri më 30 korrik. Nëse nuk luhet ne gjithsesi do të donim të vlerësonim kompeticionin”.
“Ne po flasim për atë se kujt i takon ‘Scudetto’, por është në dorën e këshillit federal që të vendos” ka shtuar Gravina.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final. Më herët, ishte kryetari i Komitetit Olimpik Italian ai që ka paralajmëruar se mund të anulohet sezoni.
Me datën 8 korrik 2025, në orën 12:00, Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë kërkesën e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të…
Ish-banorja e "Big Brother Vip 4" Loredana Brati, është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, ka ndarë…
Ditën e sotme, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky…
Vetëm për një vit nga 2023 në 2024, popullsia e re në moshën 0-29-vjeç u tkurr me 29 mijë e…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 83.7 lekë dhe do të shitet me…
Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të nisë në orën 09:00, procesin zyrtar të rinumërimit të 2323…