Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, në opinionin e tij për rrjetin “Sky Sport” ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fantazia e paktë që skuadra bardhezi shpreh në fushën e lojës.
Juventusi humbi mbrëmjen e së dielës 2-1 në fushën e Napolit, duke mos arritur dot t’i shkëputet Interit në krye të renditjes së Serie A.
None found
“Vërtet Juventusi provoi që të bëjë presing, por nuk kishte rregull në fushë. Nuk kishte agresivitetin e duhur, ndërsa Napoli ishte fantastik në këtë aspekt, por mbi të gjitha nuk pashë fare fantazi. Madje, këtë nuk ia dhuron as fakti që luajtën të tre sulmuesit nga minuta e parë në fushën e lojës.
Për asnjë moment nuk ishte Juventusi që ishim mësuar të shihnim në ndeshjet e kaluara, prandaj Napoli jo vetëm e meritoi, por e dominoi në pjesën e dytë. Në të njëjtën kohë, në mbrojtje mungon diçka e rëndësishme, pasi lojtarët nuk lëvizin në të njëjtin ritëm.
Dhe kjo u kuptua në golin e Zielinskit, kur prapavija nuk provoi që të shtyhej përpara, pasi panë Insinjen që u bë gati për të goditur, duke mbajtur në lojë Zielinskin. Me Chiellinin në fushë, kjo s’do ndodhte”, tha Capello.
Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…
Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…
Ernest GjokaPasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli…
Nebi Alshiqi, zyrtar i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, është personi i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare,…
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, beson se skuadra e tij ka cilësinë e nevojshme për ta fituar Ligën e…