Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy çifte shqiptarësh të cilët akuzohen për vjedhje.
Sipas mediave fqinje, ata kishin vjedhur në disa shtëpi në zonën e Macerata dhe më gjerë.
Aksioni i tyre më i fundit ishte mbrëmjen kur u arrestuan. Burrat kishin dalë dhe po grabisnin shtëpitë, ndërsa gratë me makinë ecnin në afërsi të banesave dhe në atë moment u bllokuan nga policia.
Nga kontrolli i policisë ushtruar në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan sende te çmuara të vjedhura që ishin mbledhur me një mbulesë dhe ishin lënë në derën e majtë të makinës, dy palë doreza pëlhure profesionale, kapele, dy elektrikë, një kaçavidë e madhe dhe shumë telefona celularë.
Gjithashtu unaza, orë, vathë, varëse, diamante dhe para për një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro janë sekuestruar dhe janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëvonshme.
Të arrestuarit u dërguan në burg në pritje të seancës për dhënien e masës së sigurisë.
Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…
Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Autoritetet amerikane kanë zbuluar një pushkë që besohet të jetë arma me të cilën u vra aktivisti Charlie Kirk. Arma…
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga…
Tre kafka elefanti që datojnë rreth 7.7 milionë vjet më parë janë zbuluar gjatë gërmimeve në Kayseri, në Turqinë Qendrore.…