Categories: Uncategorized

Brenda makinës luksoze të Enver Hoxhës, detajet e veçanta (VIDEO)

Diktatori Enver Hoxha ka përdorur një makinë për disa raste të veçanta. Bëhet fjalë për një makinë “Mercedes-Benz” të prodhuar në vitin 1966 dhe për kohën ka qenë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta të kohës.

Një mrekulli inxhinierike e konsideruar nga ekspertët. Është prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Makina e diktatorit ka një lartësi tejet të madhe në pjesën e prapme. Timoni është ndër më elegantët për kohën. Çdo gjë është e veshur me inoks, diçka e rrallë për kohën. Midis tyre ka kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi.
Makina ka të regjistruara 14 mijë kilometra. Madje Blendi Fevziu solli në pah një detaj interesant, që Hoxha asokohe i ka hipur shumë pak.

Të lidhura

None found

Pjesa më interesante është ku ulej Hoxha. Aty kishte perde, ndërsa ai nuk ulej prapa truprojës siç ndodh zakonisht, por prapa shoferit. Makina kishte hapjen e xhamit si dhe shtyrjen e sediljeve me buton, diçka që është e rrallë edhe për makinat ditën e sotme.

Mjeti kishte mundësinë për një tavolinë ku diktatori mund të shkruante. Edhe pjesa e bagazhit është interesante. Brenda ka gomën rezervë, një gomë që sipas legjendës nuk është ndërruar kurrë.

Makina është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makine serie. Nuk është një makinë e blinduar, por një version i një limuzine për shkak të gjatësisë. Mjeti është pronë e shtetit shqiptar.

Për herë të fundit makina është përdorur për ku ka mirëpritur grupin legjendar ‘Scorpions’./tvklan.al

të fundit

Shqipëria të veprojë shpejt për ta afruar: Lutfi Dalipi vlerësohet i pari nga instituti prestigjioz, përpara yllit të Barcelonës

Lutfi Dalipi mbetet një opsion për Kombëtaren shqiptare, ndonëse nuk ka ende asnjë konfirmim nëse mesfushori i talentuar do të…

3 minutes ago

Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

Tregu i përgjithshëm i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit 2026 përfshinte 7.679 transaksione, që përbën një…

8 minutes ago

Liga Premier pranon se Liverpoolit iu mohua një penallti ndaj Arsenalit

Liverpooli është dëmtuar nga një vendim i gabuar i gjyqtarëve në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit. Paneli i Incidenteve Kyçe të…

8 minutes ago

Osmani: Kosova merr pjesë sërish në COP31, këtë herë në Turqi

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi,…

11 minutes ago

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027

Ford ka dhënë sinjalet e para për rikthimin e një prej emrave më të njohur në historinë e veturave sportive…

21 minutes ago

KGJK propozon që Presidentja të riemërojë 15 gjyqtarë me mandat të përhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

22 minutes ago