Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se drejtuesit e klubeve të futbollit shqiptar janë fajtore për papërgjegjshmërinë në menaxhimin e klubeve.
erion brace
Në studion e “Proçesit Sportiv”, Braçe deklaroi se pavarësisht se qeveria dhe parlamenti do të hiqnin taksat ndaj klubeve si dhe të miratonin ligjin për heqjen e tatimit ndaj fitimit, klubet e futbollit tonë kanë abuzuar me financat në mënyrë skandaloze. Ai përmendi disa klube si Flamurtari, Tirana, Skënderbeu që po hasin në probleme financiare.
None found
“Një paketë e re ligjore për futbollin është e domosdoshme, është faqe e qartë. Pritshmëria po rritet se po mendohet të sillen paratë që mungojnë në disa sporte të ndryshme, por për mua kjo është e gabuar.
Po të shikosh 2-3 ekipe sot në Superligë që kanë pasur probleme ekonomike, tek ata nuk kanë munguar paratë. I kanë patur paratë dhe i kanë menaxhuar dhe fajësojnë ekonominë. Flamurtari në 10 vitet e fundit, a ka patur para apo jo?! Po Tirana ka patur para apo jo?! Vijmë te SKënderbeu, kanë patur para dhe kanë patur më shumë nga të gjithë, pavarësisht se sot flitet për rroga të papaguara dhedetyrimet fiskale,
Nuk mjafton as heqja e detyrimeve fiskale dhe zerimi i taksave . Duhet të ndryshojmë ekonominë e futbollit. Menaxhimi i këtyre klubeve dhe papërgjegjshmëria e klubeve kanë sjellë këtë situatë.
Cili është ai që merr paratë e veta dhe investon te Flmurtari dhe klube të tjera, që bëjnë gabime të tmerrshme në menaxhim?!
Duhet të ndërtohet ekonomi kapitaliste”, u shpreh Braçe.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton…
Deputeti i PDK-së, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, është shprehur shqetësimin se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret…
“Lidhur me qytetin e Kumanovës, ekziston një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie që do të zbatojë ndërtimin e një…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpriitur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar një mase shtesë kufizuese…
Gjithsej 296 shkelje të rregullave të trafikut u regjistruan përmes sistemit të mbikëqyrjes së trafikut "Safe City" në zonat e…
Protestuesit janë ndalur te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke thyer xhamat e godinës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të…