Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook në lidhje me deklaratën e Bashës se ish- kryeministri i vendit Berisha do të kandidojë si deputet në zonën që do të dëshirojë ai.
Braçe ka përmendur disa nga ngjarjet më të bujshme ndër vite të lidhura dhe figurën e Sali Berishës, si shpërthimi i Gërdecit, vrasja e 4 protestuesve në bulevard, marrëveshja e detit të 2009-ën apo spastrimet në Tropojë, duke theksuar se Berisha do të ishte fiks si deputet në ato vende.
Postimi i Plotë
“Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!
Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarandë mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?“, shkruan Braçe.
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…