Categories: Uncategorized

“Bota nuk mund të jetë e sigurt”, mesazhi i fortë i Sekretarit amerikan të Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë shkuar nga një optimizëm i mbrojtur, siç ndodhi në epokën e administratës së Presidentit Nixon, në një “të vërtetë të vështirë.”

Sekretari Pompeo foli të enjten në Kaliforni në selinë e Fondacionit Nixon në Jorba Linda.

Të lidhura

None found

“[Ish Presidenti] Richard Nixon kishte të drejtë kur shkruajti në vitin 1967 se ‘bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë.’ Tani ne duhet t’i dëgjojmë me vëmendje fjalët e tij”, tha Pompeo.

Chairman Mao Zedong meets President Richard Nixon
Chairman Mao Zedong meets President Richard Nixon
Sekretari Pompeo tha se “paradigma e vjetër e angazhimit të verbër me Kinën ka dështuar. Ne nuk duhet ta vazhdojmë atë. Ne nuk duhet të kthehemi tek ajo”.

Përkundrazi, “ne kemi nevojë për një strategji që mbron ekonominë amerikane dhe mënyrën tonë të jetesës. Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, tha ai.

Zoti Pompeo e kujtoi me respekt udhëtimin historik të ish presidentit Nixon në Pekin gati 50 vjet më parë dhe filozofinë e tij se “ne thjesht nuk mund të përballojmë ta lëmë Kinën përgjithmonë jashtë familjes së kombeve … bota nuk mund të jetë e sigurt derisa të ndryshojë Kina. Kështu që, qëllimi ynë, deri në atë masë që ne mund të ndikojmë tek ngjarjet, duhet të jetë nxitja e ndryshimeve.”

Por, Sekretari Pompeo argumentoi se nga angazhimi që ish presidenti Nixon kërkonte Kina përfitoi më shumë sesa Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës së Kinës në Hjuston, duke thënë të mërkurën se masa ishte bërë për të “mbrojtur pronën intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve”.

“Ne po parashtrojmë pritshmëri të qarta për mënyrën se si do të duhet të veprojë Partia Komuniste Kineze, dhe kur ata nuk do të veprojnë në këtë mënyrë, ne do të ndërmarrim veprime që mbrojnë popullin amerikan, sigurinë tonë, sigurinë tonë kombëtare, ekonominë dhe vendet e punës”, tha Pompeo të mërkurën gjatë një vizite në Danimarkë.

Kina kritikoi veprimin e Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur atë një “provokim politik” dhe tha se do të përgjigjet me “veprime të ligjshme dhe të nevojshme”.

“Kina e dënon me forcë dhe kundërshton me vendosmëri një veprim të tillë të egër dhe të pajustifikuar që saboton marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. “, tha në një deklaratë Ambasada kineze në Uashington të enjten. “Akuzat e Shtetevet të Bashkuara janë trillime të pabaza, dhe justifikimet që ato përmendin janë të skajshme dhe të paaritshme”, thuhej në deklaratën e Ambasadës kineze në Shtetet e Bashkuara. VOA

të fundit

Qorrolli i kërkon Ramës të tregojë kush ia financoi udhëtimin në New York

Vigan Qorrolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj Përparim Ramës përmes një shkrimi në Facebook, duke ngritur pikëpyetje…

8 seconds ago

Gecaj: Belgrade’s statements about the Serbian flag in Prizren require vigilance and political unity

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të…

18 minutes ago

Atentati me shpërthim në Gjirokastër, policia jep detaje mbi ngjarjen e rëndë

Policia e Gjirokastrës, ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti…

19 minutes ago

VIDEO/ Panic on Tirana-Naples flight! Plane remains airborne for 20 minutes amid storm and lightning

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit, është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti…

22 minutes ago

Trump calls for elections in Ukraine, Musk backs criticism of Zelensky: “He has gone too far

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaron se Ukraina duhet të zhvillojë zgjedhje, ndërsa pretendon se homologu…

23 minutes ago

Five television networks under investigation by the Justice Department after boycott of Trump coverage

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive, për të përcaktuar nëse kanë…

23 minutes ago