Categories: Uncategorized

Bota në alarm, preket nga koronavirusi zv. ministri i Shëndetësisë (FOTO LAJM)

Teksa po rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi, është raportuar se një prej tyrë është dhe zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit.

Iraj Harichi ka rezultuar i infektuar dhe është vendosur nën karantinë, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Iranit në TV shtetëror.

Numri i vdekjeve nga sëmundja në Iran u rrit në 16 të martën, ndërsa i të prekurve ka shkuar në qindra.

Ndërkohë, të gjithë 132 pasagjerët dhe ekuipazhi në një aeroplan të Turkish Airlines nga Teherani duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të testohen për infeksione të mundshme në një spital në Ankara, njoftoi ministri i shëndetësisë i Turqisë.

Turqia ka mbyllur tashmë kufijtë me Iranin nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Më shumë se 80,000 njerëz janë testuar pozitivë për koronavirus në Kinë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, me numrin e vdekjeve që të hënën shkoi në 2.663.

Në Europë, përveç Italisë ku derimë tani janë shënuar 7 viktima dhe më shumë se 200 të infektuar, këtë mesditë është shënuar dhe rasti i parë me person të infektuar në Kroaci.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

6 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

47 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago