Categories: Uncategorized

Bota mban frymën, ilaçi premtues kundër Covid-19 ka efekte pozitive

Së fundmi, kërkuesit po japin lajme të mira në lidhje me nje ilaç të mundshëm që mund të trajtojë koronavirusin. Pas studimeve të deritanishme, ilaçi eksperimental i shumëpërfolur, Remdesivir do t’i ndihmojë pacientët ta marrin veten më shpejt nga virusi.

Deri më tani Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk kanë aprovuar asnjë lloj barne për të trajtuar virusin, por pritet të njoftojnë zyrtarisht për përdorimin e autorizuar të Remdesivir-it.

Studimi i mbështetur nga qeveria arriti në përfundimin se pacientët që u trajtuan me Remdesivir e morën veten më shpejt se të tjerët.

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar.- u shpreh kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci. Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Nga provat e kryera deri më tani, tregojnë se ky medikament i ndihmon të sëmurët me Covid-19 të marrin veten më shpejt nga 15 në 11 ditë. Sipas Fauci-it, ky ilaç mund të reduktojë edhe numrin e viktimave të virusit.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që t’jua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit.”

Remdesiviri, ilaçi antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, por sipas Fauci-it ai ishte një “studim i mangët”.

të fundit

Publikohen pamjet e para të sulmit amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit (VIDEO)

Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë publikuar, ku kanë filluar të publikohen…

5 minutes ago

Alarmi i Sociologëve: Gjuhë urrejtjeje në shoqëri, thirrje për ndryshim Kombëtar

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…

26 minutes ago

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

50 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

52 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

1 hour ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

2 hours ago