Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard pritet të largohet nga vendi ynë në fillim të muajit të ardhshëm duke përfunduar kështu mandatin 4-vjeçar.
Për këtë fakt kreu i OSBE-së në vendin tonë ka shpërndarë një mesazh lamtumire për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij.
Mesazhi i plotë:
Të dashur miq dhe kolegë,
Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.
Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.
Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.
OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy, për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac . Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga.
Mund të më kontaktoni tek, ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani (Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)
Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm! Bernd Borchardt Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…