Categories: Uncategorized

Bilanci i viktimave po rritet çdo ditë, përse nuk kemi ende një vaksinë për koronavirusin?!

Mbi 3 mijë viktima dhe më shumë se 86 mijë të prekur janë regjistruar nga virusi vdekjeprurës që po pushton shumë vende të botës.

Sipas The Guardian, koronavirusi duket se do të jetë me ne për një kohë të gjatë. Pavarësisht nga përpjekjet e paprecedent për izolimin dhe kontrollin e tij – me 50 milionë njerëz të mbyllur dhe aktivitetin ekonomik praktikisht të bllokuar në Kinë – rastet vetëm sa janë shtuar gjatë javëve të fundit.

Gjashtëdhjetë e shtatë vende tani raportojnë një total prej 8,000 infeksionesh jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë e kujdesshme me përdorimin e fjalës “pandemi”, por javën e kaluar i këshilloi të gjithë vendet të përgatiteshin sikur infeksioni të kishte mbërritur edhe tek ata.

Në të njëjtën ditë, Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, dha një lajm të mirë të rrallë: tha se i ka mbërritur kandidati i parë për një vaksinë kundër korovirusit që tani duket e quajnë Sars-CoV-2. Vaksina është krijuar nga një kompani e quajtur Moderna dhe testet mund të fillojnë që në muajin prill. Anthony Fauci, drejtori i institutit, sqaroi se vetëm tre muajt e kaluar nga zbulimi i virusit dhe prodhimi i saj përbëjnë një rekord të ri.

Asgjë tjetër e ngjashme më parë sipas tij, nuk ka ecur kaq shpejt. Vaksinat mbeten arma më e mirë e shkencës ( e praktikisht, dhe e vetmja) kundër viruseve. Por sërish, afati kohor për krijimin e një vaksine, i matur në vite, duket se nuk përputhet me një pandemi dhe shtrirjen e saj: sëmundja mund të përhapet shpejt, të vrasë dhe shpesh paskësaj, zhduket brenda disa javësh apo muajsh.

Historiku modern i vaksinave nuk ngjall shumë besim. Ka pasur shpërthime të shumta virale ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit – Sars-CoV-1, Mers, Zika, Ebola – e që të gjithë shkaktuan gara të ngjashme për prodhimin e një vaksine. Por deri tani, vetëm përpjekjet për një vaksinë kundër Ebolas qenë të suksesshme, ajo u miratua vitin e kaluar.

Përse ndodh kjo? Vaksinat për epidemitë duhet të kapërcejnë të njëjtat pengesa shkencore dhe rregulla si trajtime të tjera premtuese, por ato gjithashtu vuajnë dhe nga një mungesë interesi gati-totale në tregjet e drejtuara nga biznesi farmaceutik.

Vetëm disa ndërmarrje masive kanë aftësinë të zhvillojnë e prodhojnë një vaksinë nga fillimi në fund, pjesërisht për shkak të shpenzimeve dhe afateve kohore të përfshira, si edhe faktit që vetëm ato kanë konsoliduar patentat në proceset e prodhimit – një situatë të cilën analistët e quajnë hapur “oligopol”.

Suksesi për këto kompani është trajtimi i një sëmundje të përhapur e të vazhdueshme, që t`i mundësojë atyre shitjen e vaksinës cdo vit. E tillë është vaksina e HPV e Merck, Gardasil, në lojë prej gati 20 vjetësh: e prezantuar në 2006-tën ajo ende sjell mbi 1 miliard paundë fitime vjetore.

Edhe nëse hulumtimi nis gjatë një pandemie, natyra e paparashikueshme e shpërthimit të sëmundjeve, do të thotë se shpesh puna frenohet nëse kriza vdes; në këtë mënyrë, avancimi ndalet deri në një shpërthim tjetër infeksioni. SARS dhe MERS ishin gjithashtu koronaviruse, por pasi ata u zhdukën, puna kërkimore rreth tyre, ndaloi.

Jason Schëartz, profesor i Yale, tha se “ po të mos e kishim lënë mënjanë programin e hulumtimit për vaksinën e SARS, tani do të kishim pasur shumë më tepër material nga ajo punë themelore të cilin mund ta aplikonim në rastin e këtij virusi të ri”.

Është e thjeshtë të fajësohen gjigantët farmaceutikë çdo herë që ndodh një krizë, por industria kështu ka funksionuar për dekada. Qeveritë nuk kanë dashur të merren me këto tregje, edhe pse është e qartë se nuk mbështeten dot tek ato.

Ka pasur thirrje prej vitesh, sidomos pas ndonjë shpërthimi epidemik apo sulmi terrorist, që shteti të ngrihej në nivelin e angazhimeve të tij për hulumtime. Qeveria amerikane ka shpenzuar më shumë se 500 milion paundë për kërkimet mbi koronaviruset gjatë 20 viteve të fundit; Britania e Madhe vetëm tani vonë njoftoi një strukturë të re të ngritur në Oksford e cila do t’i lejojë qeverisë të prodhojë vaksinat e veta- një hap i jashtëzakonshëm, por qe nuk do të funksionojë deri në vitin 2022.

Një botë e përfshirë nga paniku do ta ndjekë me ankth zhvillimin e vaksinave përmes testeve klinike gjatë vitit të ardhshëm. Tregjet gjithashtu do ta mbajnë njërin sy hapur. Pasi Fauci tha që ishte “shumë zhgënjyese” që asnjë kompani e madhe farmaceutike nuk u ofrua të prodhonte vaksina, Sanofi dhe Johnson & Johnson njoftuan partneritete të reja me qeverinë amerikane për trajtime të mundshme.

Sidoqoftë, sekretari i shërbimeve shëndetësore dhe njerëzore, Aleks Azar nuk dha asnjë garanci se “ ajo do të jetë e përballueshme. “Ne kemi nevojë për sektorin privat për të investuar,” tha ai, “kontrolli i çmimeve nuk na çon dot atje.”

të fundit

“Në dy vitet që vijnë Shqipëria pjesë e BE”, eksperti i integrimit europian për deklaratën e Macron: Kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për Shqipërinë

Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në…

10 minutes ago

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit…

29 minutes ago

Nuk ndalen sulmet në Gaza! Raportohen 146 viktima në gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e fundit mbi Gazën gjatë…

42 minutes ago

Kriza në martesën e dytë të reperit? Fero dhe Nita Bajrami përfliten për ndarje

Reperi i njohur Fero ka ndezur sërish mediat rozë, këtë herë për një krizë të mundshme në jetën e tij…

56 minutes ago

VIDEO/ Linda Rama në forumin FII: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë, përgjegjësi e jashtëzakonshme

Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama e ka cilësuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit si një përgjegjësi…

1 hour ago

Votat nga Greqia/ PS mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin, reagon edhe Këlliçi

Teksa numërimi i votave nga Diaspora po vijon, sidomos atyre të ardhura nga Greqia, PS thellon rezultatin me votat nga…

2 hours ago